Nju Jork, takimet dypalëshe të Zaevit, Zaev: Asnjë vend anëtar nuk mohon reformat
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO....

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, gjatë Samitit të dhjetorit është i pritshëm dhe real, por edhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në gjatë tetorit, duket gjithnjë e më i mundshëm.
Kryeministri, Zora Zaev, thotë se vendi ka plotësuar të gjitha reformat e domosdoshme dhe asnjë vend anëtar i BE-së nuk mohon këtë.
“Nuk ekziston vend anëtar i BE-së që gjen ndonjë problem në kontekst të Maqedonisë. Ata të gjithë konfirmojnë se ajo që është pritur nga ne është plotësuar. Një pjesë e vendeve kanë diskutim në aspektin rajonal dhe qasjen e përgjithshme ndaj integrimeve, si debat i brendshëm i vendeve anëtare”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Gjeta përkrahjen e kryeministrit Micotakis
Pjesëmarrjen e tij në Asamblenë Parlamentare të OKB-së, Zaev e ka shfrytëzuar për takime dypalëshe me disa kryeministra të vendeve anëtare të BE-së, por jo vetëm për të përcjellë pritjet e tij që pas 15 vite në dhomën e pritjes, vend të marrë datën për fillimin e negociatave në Samitin e tetorit. Përkrahje edhe nga kryeministri i ri grek, Kirijakos Micotakis.
“Me të vërtetë patëm takim të mirë. Për herë të parë, pata nderin të takoj kryeministrin grek. I definuam kahjet e ardhshme se dy vendet fqinje mund të ndërtojnë miqësi. Ramë dakord që t’i përkushtohemi zbatimit të dy vendeve”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Me ose pa datë, s’kemi plan B për BE-në
Optimist për marrjen e datës, Zaev përjashtoi mundësinë për një plan B edhe nëse kjo nuk ndodh.
“Plan B nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Anketat thonë se afër 83% e qytetarëve janë për integrim në BE. Kështu që ne politikanët as që duhet të mendojmë për çfarë do qoftë plane të tjera. Ky është plani ynë”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Në një intervistë ekskluzive për RTVM-në, Zaev thotë se delegacioni qeveritar do të shfrytëzojë qëndrimin në OKB për të takuar liderë evropianë dhe botërorë për të shtrirë lobimin për integrimin e vendit në NATO dhe BE, por edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështje të tjera me interes rajonal dhe global. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
