Rasti “Zhvatja”, VMRO-DPMNE: Po pengohet zgjerimi i hetimit

25.09.2019 18:28

LSDM dhe VMRO vazhdojnë kritikat dhe fajësimet mes njëra-tjetrës....

LSDM dhe VMRO vazhdojnë kritikat dhe fajësimet mes njëra-tjetrës sa i përket rastit "Zhvatja" dhe hetimit për të njejtin. VMRO akuzon se Prokuroria, Zaev dhe gjykatat mundohen të fshehin skandalin më të madh të zhvatjes në historinë e vendit, ndërsa nga LSDM akuzojnë se partia e Mickovskit mundohet të fsheh krimin.                                                                                            

“Ruskoska tani më ka humbur kredibilitetin, por e proceson rastin "Zhvatja". Shumë i dukshëm është tentimi të pengohet zgjerimi i hetimit, ndërsa ekzistojnë indicie se ekzistojnë pazare me të akuzuar që të mos e zbulojnë e gjithë rrjetin i cili ka ekzistuar dhe ka funksionuar të zhvatë para”,- deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO s’do drejtësi, donte të zhdukeshin lëndët

“Interesi i vetëm i VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickovskit është të mos ketë drejtësi, të shpëtojnë nga përgjegjësia kriminelët nga radhët e partisë opozitare. Nuk pati sukses tentimi i tyre të bien lëndët e PSP-së dhe këtu nervoza në oborrin e bardh çdo ditë është më i madh”,- tha Kostadin Kostadinov nga VMRO–DPMNE.