Ulja e ndotjes, së shpejti Shkupi me 33 autobusë të rinj ekologjikë

25.09.2019 18:56

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 33 autobusëve të rinj.....

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 33 autobusëve të rinj, të cilët punojnë nga djegia e gazit e që pritet të vihen në funksion 7 muaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, autobusët e rinj, jo vetëm që harxhojnë shumë më pak se autobusët e vjetër, por janë edhe më ekologjikë.

Sipas një analize të realizuar nga Qyteti i Shkupit, autobusët e rinj plotësojnë standardin ekologjik “Euro 6” dhe ndotin 700% më pak se autobusët dizel dhe nga çdo autobus do të kursehen rreth 25 mijë euro çdo vit për lëndën djegëse.