Vazhdon debati për buxhetin, shqyrtohen pr/amendamentet për ekologjinë
25.09.2019 19:12
Debati në Komisionin për financa e buxhet...

Debati në Komisionin për financa e buxhet u përqendrua sot kryesisht në projektet që kanë të bëjnë me ekologjinë.
Debati u nxeh sidomos me amendamentet që hidheshin poshtë nga Ministria e Financave. I tillë ishte edhe propozim amendamenti në një shumë prej 120 milion denarësh për prokurimin e 10 autobusëve për nevojat e transportit publik në Tetovë, që do të punonin me gaz.
Ministria e Financave hodhi poshtë propozimin me arsyetimin se komuna ka aplikuar për 1 milion e 700 mijë euro për prokurimin e autobusëve në transportin publik. E kjo ndezi akuzat mes pushtetit dhe opozitës se kush kujdeset më shumë për cilësinë e ajrit.
