Kaos në Londër, përmbyten 4 stacione hekurudhore

25.09.2019 19:27

Reshjet e fundit sollën përmbytje të mëdha në Britaninë e Madhe....

Reshjet e fundit sollën përmbytje të mëdha në Britaninë e Madhe, veçanërisht në Londër. Mijëra udhëtarë në kryeqytet përjetuan vonesa të shumta në transportin publik për shkak të vërshimit të ujit në linjat hekurudhore.

Katër stacione u detyruan të mbyllen si pasojë e përmbytjeve që sollën shin ë kryeqendrën britanike të krahasuar ame ato të një muaji me shi të zakonshëm. Britania pritet të përballet deri në muajin e ardhshëm me mjegull, erë, bubullima dhe vetëtima që pritet të godasin vendin gjatë gjithë kësaj jave.

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 39 paralajmërime, ku britanikëve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë vigjilentë.