Maqedoni
Parashikimi i motit
26.09.2019 08:59
Moti do të jetë më vranësira mesatare deri të dendura....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe reshje shiu me intensitet mesatar. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 26 gradë celcius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe parashihet rritje e temperaturave ditore
