Botë

21 emigrantë shqiptarë marrin peng anijen angleze

26.09.2019 10:01

21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar...

21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik të ekuipazhit, i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios.
 
Shqiptarët, saktësisht 19 burra dhe 2 fëmijë i druheshin kontrollit dhe ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve.
 
Emigrantët u fshehën në anije para se kjo e fundit të nisej nga  Bilbao, Spanjën veriore.
 
Anija u nis të premten e shkuar dhe ata u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar./Top Channel