Maqedoni

Çair, realizohet aksioni vjeshtor i pastrimit

26.09.2019 15:43

“Higjiena Komunale” së bashku me komunën e Çairit, në kuadër të aksionit vjeshtor, që ka filluar nga 21 shtatori.....

“Higjiena Komunale” së bashku me komunën e Çairit, në kuadër të aksionit vjeshtor, që ka filluar nga 21 shtatori, kanë nisur pastrimin e përgjithshëm në lagjet e kësaj komune. Qëllim i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes së qytetarëve  për  kujdes të shtuar ndaj ambientit jetësor. Aksioni u përqendruar edhe te Gjimnazi “Zeflush Marku”. 
 
“Dua të potencoj se në 5 lokacione në komunën e Çairit, si ekipe speciale që kemi angazhuar në kuadër të “Higjienës Komunale”, do të bëhen edhe të gjithë ata qytetarë që kanë pajisje të vjetra elektrike, orendi të vjetra shtëpiake, mund t’i vendosin në këto punkte. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim me të vetmin qëllim, që aksionet vjeshtore, sepse të gjithë e dimë se çdo amvisëri bën renovimin e shtëpive të tyre, që të kemi kujdes më të veçantë se si bëhet trajtimi i mbeturinave në vendet ku jetojmë ne”,- deklaroi drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdulsamed Shabani.
 
“Unë mendoj dhe jam i bindur dhe ashtu janë edhe rezultatet në popullatë që niveli i pastërtisë është ngritur, a është e mjaftueshme? Besoj që jo. Në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku në mediumet, shkollat, prindërit dhe e gjithë popullata”,- tha kryetari i komunës, Visar Ganiu.
 
Aksionit për pastrim iu bashkëngjit edhe ish kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena. 
 
“Apeloj unë si një sportist si një kampion olimpik të gjithë banorët që ka ardhur koha të vetëdijesohemi, ka ardhur koha sepse është në të mirën tonë, unë shpresoj që do të vazhdojmë këtë rrugë”,- u shpreh ish kampioni olimpik, Shaban Tërstena.
 
Nga “Higjiena Komunale” thonë se përveç pastrimit nëpër shkolla, ata kanë mbajtur edhe aktivitete edukative, sidomos për të rinjtë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI