SHNDT: Brenda vitit, 250 pacientë të rinj në dializë

26.09.2019 18:42

Brenda një viti, në vend, rreth 250 pacientë të rinj i nënshtrohen dializës....

Brenda një viti, në vend, rreth 250 pacientë të rinj i nënshtrohen dializës, bëjnë të ditur nga Shoqata për nefrologji, dializë dhe transplantim. Sipas kësaj shoqate, ky numër në 15 vitet e fundit është konstant, ndërsa numri i transplanteve mesatarisht është dy në muaj.

“Në periudhën nëntor-mars kishim 3 donatorë, atëherë bëmë 6 transplantime kadaverike. Deri në korrik kishim 11 transplante dhe ja për të mërkurën e ardhshme është e caktuar transplantimi i radhës. Barna kemi, sa i përket ngarkesës në urologji, ajo mund të rregullohet, sepse kur do të kemi numër të mjaftueshëm të krevateve dhe secili boks të ketë tualetin e vet, siç është në vendet e zhvilluara, atëherë mundemi të bëjmë edhe nga dy transplante nga donorë të gjallë”,- deklaroi Goce Spasovski nga Shoqata për nefrologji, dializë dhe transplantim.

Infrastruktura e dobët në Klinikën e neurologjisë vështirëson procesin e transplantimit, ndërsa nëse përmirësohen kushtet dhe nuk mungojnë donatorët, ekipi mjekësor është o gatshëm të bëjë punën e vet, thonë nga kjo shoqatë. (Gyltene Sinani, TVM2)