Kërçovarët, me biçikleta nga Vjena në Kërçovë

26.09.2019 19:31

Kujtim Zendeli dhe kushërira e tij Afërdita kanë udhëtuar me biçikleta nga Vjena deri në Drogomisht të Madh...

Kujtim Zendeli dhe kushërira e tij Afërdita kanë udhëtuar me biçikleta nga Vjena deri në Drogomisht të Madh të Kërçovës.

Ky rrugëtim i tyre prej 1300 km u realizua për 12 ditë.

Kujtimi dhe Afërdita e kanë nisur udhëtimin maraton me biçikletat e tyre nga Vjena e Austrisë, duke kaluar nga Hungaria, Kroacia dhe Serbia për të arritur fillimisht në Shkup dhe  pas 12 ditëve të arrijnë në fshatin e tyre Drogomisht i Madh në Kërçovë, duke kaluar 1300 km rrugë, një udhëtim i cili sjellë mesazhin e fuqishëm kundër ndotjes së ajrit.

Ata u priten në sheshin e fshatit nga familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e tyre në fshatin Drogomisht i Madh, ku i shpalosën edhe mbresat e këtij udhëtimi.

Ndërkaq Afërdita, për të cilën ky udhëtim maraton me biçikletë ishte eksperienca e parë, u apelon të gjitha femrave që të merren aktivisht me sportin e çiklizmit, një sport i dobishëm për shëndetin e tyre dhe aspektin e përgjithshëm ekologjik. (Shaban Dalipi, TVM2)