Komisioni për financa dhe buxhet, nuk miratohen amendamentet e opozitës

26.09.2019 20:06

Në ditën e 6 të Komisionit për financa dhe buxhet, u hodhën poshtë shumica e amendamenteve të propozuara nga ana e deputetëve të partive opozitare.

Në ditën e 6 të Komisionit për financa dhe buxhet, u hodhën poshtë shumica e amendamenteve të propozuara nga ana e deputetëve të partive opozitare.

Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli propozuan amendamente nëpërmjet të cilave kërkuan mjete në vlerë prej 72 milion denarë për ndërtimin e stacionit për pastrim të ujit në komunë të Zhelinës, si dhe 24 milion denarë për ndërtim të stacionit për pastrim të ujit në rajonin e Dervenit, amendamente këto të cilat u kundërshtuan nga zëvendësministrja, Shirete Elezi, me arsyetimin se nga buxheti vitit 2019 janë ndarë mjete për komunën e Zhelinës, por ministrja Elezi kërkoi që komunat të aplikojnë për thithje të mjeteve në fonde të ndryshme.

“Propozoj që të ndahen mjete në vlerë prej 72 milion denarë për stacionin e pastrimit të ujit në komunë të Zhelinës. Kërkohen dhe 24 milion denarë për pastrim të ujit në Derven, Çifligë, Grupçinë dhe Novo Sellë. Me ndërtimin e këtij stacioni do të sigurohej ambienti jetësor për qytetarët e kësaj zone por dhe më gjerë”,- tha Teuta Bilalli nga Lëvizja Besa.

Amendamenti nuk pranohet, sepse kërkohen mjete për komunë të Zhelinës, ku nga buxheti i vitit 2019 janë ndarë 22 milion denarë që janë dedikuar për këtë komunë për rekonstruimin e Shkollës “Fan Noli” dhe për rrugët lokale. Ka shumë fonde që komuna mund të aplikojë për përfitim të mjeteve si nga IPA fondet, por gjithashtu dhe nga projekte të tjera. Komuna duhet të kërkojë burime të mjeteve. Amendamenti nuk pranohet pasi që në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet të bëjë projekt për këtë problematikë. Dhe se duhet të thithen fonde nga Fondi ndërkombëtar”,- u shpreh zëvendësministrja e financave, Shyrete Elezi.                                                                                   

Nga VMRO-DPMNE me këtë rast theksuan se brenda gjashtë ditësh debat për rebalancin e buxhetit, 5 ditë në këtë komision ka munguar ministrja e Financave, Nina Angellovska. (Gazmend Rexhepi, TVM2)