Botë

Indonezi, tërmet 5.8 ballë, 6 viktima e 12 të lënduar

27.09.2019 09:29

Indonezia është goditur nga një tërmet 6.8 ballë, i cili, sipas raportimeve, mësohet të ketë shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 12 të lënduar....

Tërmeti goditi provincën Maluku të Indonezisë, në orën 6:48 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.
 
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike, siç janë urat dhe rrugët kryesore, që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete. Ai gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit.
 
Tërmeti në Indonezi vjen pas një valë tërmetesh që këtë javë po tronditin më shumë vende të botës. Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8, më pas lëkundjet vijuan në Greqi e Pakistan, dhe dje u lëkund fuqishëm edhe Turqia.