Maqedoni
Sulm ndaj mjekut në Spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë, kërkon siguri në punë
27.09.2019 10:47
Një tjetër sulm ndaj personelit mjekësor ka ndodhur në Spitalin “8 shtatori” në Shkup...

Një tjetër sulm ndaj personelit mjekësor ka ndodhur në Spitalin “8 shtatori” në Shkup, ku një i afërm i një pacienti ka sulmuar stafin në Repartin për ujdisje intensive.
Personeli i repartit intensiv i spitalit, protestoi para zyrës së drejtorit, Hristian Kostov. Ata kërkojnë më shumë siguri në vendet e tyre të punës, madje druhen se sulmet fizike mund të eskalojnë edhe në sulme të tjera më të dhunshme me pasoja fatale. Policia mbrëmë ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën, por mjekët thonë se kanë frikë për jetën e tyre. Aktualisht po mbahet një takim mes përfaqësuesve të Sindikatës dhe drejtorit të spitalit.
