Maqedoni

Vendimi i Bundestagut gjerman, Hahn: Stimul për Ballkanin Perëndimor

27.09.2019 11:14

Eurokomisioneri Johanes Hahn ka reaguar menjëherë pas votimit pozitiv të Bundestagut gjerman....

Eurokomisioneri Johanes Hahn ka reaguar menjëherë pas votimit pozitiv të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
Në postimin e tij Hahn e ka cilësuar votimin, vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor ..“Shumë I mirëpritur votimi në Gjermani në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mirënjohja e përparimit konkret është thelbësore për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e Bashkimit Europian” shkruan Hahn ne postimin e tij.