Maqedoni

Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Marrëveshja e Prespës, shembull për fuqinë e dialogut

27.09.2019 11:37

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në sesionin plenar të Asamblesë së 74....

Kryeministri, Zoran Zaev, në fjalimin e tij  në sesionin plenar të Asamblesë së 74 të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, përkujtoi se Marrëveshja e Prespës, bashkë me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, e përshpejtoi integrimin tonë në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin tonë në BE.
 
"Besojmë se Marrëveshja e Prespës, është shembull i dukur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut, dhe se është shembull i dobishëm për shumë çështje të hapura”,- potencoi Zaev.
 
Duke u përqendruar në njërën prej temave qendrore të kësaj asambleje – ndryshimet klimatike, kryeministri potencoi se është i nevojshëm realizim i konkludimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe ta njohim dhe ta pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në botë, dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime tek njerëzimi. Si vend partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë drejt përpjekjeve multilaterale për luftë kundër terrorizmit, si dhe në ballafaqimin edhe me një sfidë bashkëkohore emigrimet masive.
 
Kryeministri Zaev, në përfundimin e fjalimit të tij, theksoi se avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës, mbeten shtyllat bazike të vlerave dhe veprimit të Kombeve të Bashkuara, dhe se mosndëshkimi i përhapur dhe mungesa e llogaridhënies, na përkujtojnë se ende ka shumë për të punuar në këtë sferë, edhe atë në nivel nacional, rajonal dhe global.