Botë
Micotakis: Në Europë nuk duhet të ketë ndarje
27.09.2019 12:27
Kryeministri grek, Kirijakos Micotakis, pajtohet me qëndrimin që mbizotëron në Evropë...

Kryeministri grek, Kirijakos Micotakis, pajtohet me qëndrimin që mbizotëron në Evropë, se nuk duhet të ketë ndarje.
Siç njoftoi Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, Micotakis thotë se “Vendet e Bashkimit Evropian do ta vlerësojnë vijimin e dy shteteve nga Ballkani Perëndimor Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe në mënyrë adekuate do të vendosen hapat e ardhshëm. Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje”,- u ka deklaruar Micotakisi gazetarëve grekë pas takimit me kryepeshkopin amerikan dhe pranimin në konsullatën e Greqisë në Nju-Jork.
