Nxënësit nga Likova, kërkojnë pagesën e transportit

15.09.2014 18:54

Nxënës nga Likova, të cilët mësimet i vijojnë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, sot protestuan për arsye se Komuna e Kumanovës nuk ua paguan transportin.......

Në bazë të ligjit, nxënësit i paguhet transporti me largësi prej 2.5 kilometra dhe nëse shkolla gjendet në territorin e Komunës, ndërkaq nëse nxënësi vullnetarisht mëson në komunën tjetër, atëherë nuk i paguhet transporti.

Megjithatë, gjimnazistët nga Likova insistojnë për shfrytëzimin e transportit falas dhe thonë se nuk do t’i ndërpresin protestat. (Nexhat Aqifi, TVM2)