Maqedoni

Ndërtimet pa leje në Ohër, edhe komuna edhe pronarët prishin platformat

27.09.2019 15:23

Komuna e Ohrit vazhdoi edhe sot me prishjen e platformave të ndërtuara pa leje....

Komuna e Ohrit vazhdoi edhe sot me prishjen e platformave të ndërtuara pa leje pranë objekteve hotelerike dhe lokaleve në shëtitoren buzë liqenit. Megjithatë, paralajmërimi se gjatë fundjavës do të kryhet inspektim, e në rast se deri atëherë pronarët nuk fillojnë me rrënimet, komuna do t’i shembë të njëjtat, por shpenzimet për prishjen do t’u faturohen pronarëve, ka bërë që disa nga pronarët vetë të prishin verandat pranë objekteve.
 
Ndërkohë, për platformat që u prishën nga komuna, po përgatiten paditë kundërvajtëse dhe më pas pronarëve do t’u dërgohet fatura me shumën e punimeve për prishje. Në Ohër janë të identifikuara 1.076 ndërtime pa leje, 409 prej të cilave në zonën e mbrojtur qendrore.