Ekonomi
OEM: Certifikata dixhitale për origjinën e produkteve
27.09.2019 15:40
Për herë të parë në Maqedoni, do të lëshohen certifikata dixhitale për origjinën e produkteve...

Deri më tani, Certifikata e Origjinës, pra dokumenti tregtar ndërkombëtar që përcakton origjinën e mallrave për nevoja të eksportit zyrtar, tregtar dhe financiar, jepej vetëm në formë të shkruar. Dixhitalizimi i procesit ka për qëllim rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës.
“Procesi i deritanishëm për dhënien e certifikatës me letër ka marrë kohë shumë të vlefshme, duhej marrë dokumentacioni, të plotësohej nga ndërmarrjet dhe të riparaqitej për verifikim. Procedura aktuale në tërësi do të zhvillohet në mënyrë elektronike, pra do të zvogëlojë ndjeshëm kohën e administrimit të certifikatave, duke kursyer jo vetëm kohën, por edhe kostot e transportit nga vendi i lëshimit, duke rritur më tej transparencën e procesit”,- deklaroi kryetarja e OEM-së, Daniela Arsovka.
Kompania e parë që ka përdorur Certifikatën Elektronike të Origjinës është TIFI GRUPI, import-eksport nga Velesi. Certifikata të origjinës përfshijnë 240 oda ekonomike në botë dhe përdoret nga 14 vende në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi.
SEDAT SELIMI
