Rritja e numrit të turistëve, Bekteshi: Janë rritur të hyrat devizore dhe punësimi

27.09.2019 17:22

Vitet e fundit është rritur dukshëm numri i turistëve të huaj në vendin tonë...

Vitet e fundit është rritur dukshëm numri i turistëve të huaj në vendin tonë, andaj së shpejti do të ndërtohen kapacitete të reja turistike. Këtë e paralajmëroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, resori i të cilit është përgjegjës për turizmin. Përpos rritjes së të hyrave devizore, me trendin e rritjes së turistëve është rritur edhe punësimi, thekson Bekteshi.

“Turizmi është një nga krijuesit më të mëdhenj të vendeve të punës. Çdo i 11 vend i punës, 1 krijohet nga turizmi, qoftë direkt apo indirekt. Marrë parasysh të dhënat, Maqedonia e Veriut  shënon në kontinuitet rritje sa i përket rritjes së turistëve të huaj, por edhe turistëve vendorë dhe njëkohësisht kemi rritje edhe të devizave që hynë nga turizmi në vendin tonë”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nga implementimi i masave për zhvillim të turizmit, Bekteshi u shpreh optimist për të tejkaluar shifrën prej 1 milionë turistë që u arrit vitin e kaluar.

“Kryesisht vijnë turistë nga shteti i Turqisë, nga shtetet e Beneluksit, tani kemi një trend të rritjes së turistëve edhe nga Holanda. Vitin e kaluar kishim rritje dyshifrore, 6 mujorin e këtij viti kishim rritje mbi 2 për qind dhe në këtë mënyrë ne jemi të bindur se do të vazhdojmë”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në Ditën Botërore të Turizmit, Bekteshi iu bëri thirrjeve të gjithë punonjësve turistikë të kyçen në proces për të krijuar politika të reja të cilat do të lehtësojnë funksionimin e turizmit në vendin tonë. (Zekirja Mexhiti, TVM2)