Pendarovski pret Janakakisin, ambasadori grek dorëzon letrat kredenciale

27.09.2019 16:23

Presidenti, Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të parë grek në vendin tonë....

Presidenti, Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të parë grek në vendin tonë, Dimitris Janakakis.

Presidenti Pendarovski theksoi se hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve ka të bëjë, para së gjithash, për përkushtimin e dyanshëm drejt ndërtimit të politikës së mirë fqinjësore, parimeve të besimit të ndërsjellë dhe transparencës. “Marrëveshja e Prespës krijon mundësi të mëdha për avancim të vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe ndërtimin e marrëdhënies së partneritetit ashtu si i ngjan dy shteteve fqinje të cilat ndajnë vlera euroatlantike”,- deklaroi Pendarovski, duke theksuar se shteti ynë në frymën e fqinjësisë së mirë është i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, të përkushtuar dhe thelbësor të të dyja vendeve dhe mirëqenien e tyre.