Një javë teatër në Tetovë, ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Teatrit
Trupa e Kosovës me dramën “Sfinga e gjallë” të shkrimtarit, Rexhep Qosja....

Trupa e Kosovës me dramën “Sfinga e gjallë” të shkrimtarit, Rexhep Qosja, hap sonte Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, që do të mbahet në Tetovë deri më dy tetor.
Në këtë javë para artdashësve do shfaqen gjashtë trupa teatrorë nga trevat shqiptare dhe jo vetëm.
Pjesëmarrës në festival këtë vit do jetë edhe trupa e Teatrit “Atakent” nga Stambolli. Në ditët në vijim në skenë do të ngjiten Teatri i Dramës nga Shkupi me shfaqen “Të huajt”, “Një letër e humbur” nga Teatri i Tetovës, “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” nga Albania Dance Theatre Compani, “Gjiganti me sytë blu” e Teatrit Atakent Stamboll dhe festivalin e mbyll drama “Zona e pritjes” nga Teatri “Migjeni” nga Shkodra.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë është përkrahur nga Ministria e Kulturës me 2 milionë denarë.
