Ndërtimi i Qendrës së re Klinike, SPN: Favorizojnë të huajt, ne na lënë pa punë
Sindikata e Punëtorëve të Ndërtimtarisë akuzojnë qeverinë....

Sindikata e Punëtorëve të Ndërtimtarisë akuzojnë qeverinë se favorizon kompanitë e huaja në tenderin për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Sindikata thotë se dy kushte janë të pafavorshme për kompanitë e vendit, duke favorizuar kështu që në fillim kompanitë e huaja.
“Në dhjetë vitet e fundit ne nuk kemi ndërtuar asnjë objekt të këtij lloji, por kjo nuk është arsye që kompanitë tona të mos e ndërtojnë nëse u jepet shansi. Kërkohet edhe një depozitë prej 250 milion eurosh, që është vërtetë shumë e madhe për kompanitë vendase. Është e papranueshme që një projekt që do të kushtojë 500 milion euro, t’i jepet kompanive të huaja dhe ndërtuesit vendas të mbeten pa punë”,- tha nënkryetari i Sindikatës së Ndërtimtarisë, Ivan Peshevski.
Sindikata e Ndërtimtarisë këmbëngul se kompanitë vendase kanë kapacitet, teknikë dhe resurse njerëzore për të ndërtuar objekte të tilla. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
