PDSH, aktivitetet për mbajtjen e kongresit
Partia Demokratike Shqiptare, njoftoi për punën e deritashme të Këshillit Organizativ për kongresin e gjashtë të partisë, i cili pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti......

Orhan Ibrahimi, sekretari organizativ për kongres, tha se gjatë këtij vikendi me një sukses të plotë u rrumbullakuan aktivitetet partiake në disa vendbanime.
“Evidentimi i anëtarësisë, zgjedhja e kryetarëve të nëndegëve, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së degëve, si dhe propozime për delegatët e kongresit përfunduan me sukses në degët e Shuto Orizares (Shkup), Krushevës, Manastirit, Resnjës dhe Ohrit”-deklaroi Orhan Ibrahimi nga PDSH.
Ibrahimi tha se atmosfera ka qenë mjaft e relaksuar, me prurje të reja dhe në një frymë demokratike në kuadër të strukturave.
Nga PDSH njoftuan se gjatë ditëve në vijim do të ketë një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve, për të cilat opinioni do të jetë i njoftuar. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
