VMRO përshëndet vendimin e Bundestagut: Vendi nuk guxon të mbetet viktimë e qeverisë

27.09.2019 18:19

VMRO-DPMNE ka përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Bundestagut gjerman....

VMRO-DPMNE ka përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Bundestagut gjerman. Opozita maqedonase thotë se vendi nuk guxon të mbetet viktimë e qeverisë që vazhdon ta cilësojë si të kriminalizuar.

“Edhe vendimi i djeshëm, por edhe puna e deritanishme që është realizuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, ishin në drejtim që Maqedonia sa më shpejt të fillojë me procesin e integrimit të saj euroatlantik. Por, atë të cilën disa herë e kemi theksuar se qytetarët e Maqedonisë nuk guxojnë të jetë viktimë e sistemit të kriminalizuar dhe oktopodit në Qeveri të udhëhequr nga Zoran Zaev”,- u tha VMRO-DPMNE.