Filloi viti i ri akademik në FSHI në Shkup
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup filloi vitin akademik 2014- 2015 me ç’rast studentëve të rinj iu ndanë indeksat dhe u kërkua nga ta që me elan dhe përkushtim të fillojnë arsimimin sipëror.......

Me këtë rast Dekani i Fakultetit Faredin Ebibi ,promovoi edhe donacionet e dhurura bibliotekës së fakultetit nga Sekrtari i Organizatës botërore Al Islam nga Arabia Saudite me crast biblioteka u pasurua me tituj të ri.
“Sot ishte prezent donatori i bibliortekës nga Arabia Saudite me crast biblioteka u pasi me tituj të ri përskaj botimeve të tjera.Regjstrimet në afatin e parë kemi 18 studentë ndërsa afati i dytë vazhdon edhe më tej” - tha Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi.
Përkushtim serioz gjatë kohës së studimeve dhe angazhim maksimal të stafit mësimdhënës kërkoi Kryetari i BFI së Sulejman Rexhepi, i cili i dëshiroi këtij institucioni vit të mbarë dhe të suksesshëm.
“Shpresoj që studentët e FSHI së do të startojnë me shpirt të fuqishëm me optimizëm ti rreken punës,me seriozitet kërkoj nga stafi akademik të jenë më të vëmendshëm dhe të kenë seriozitet më të madh” – deklaroi Kryetari i BFI së, Sulejman Rexhepi.
Fakulteti i Shkencave Islame funksionon me ndihmë të kontributeve të besimtarëve islam dhënë BFI së ,deri më tani numëron 200 studentë ndërsa afati i dytë i regjistrimit vazhdon edhe më tej. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
