Indonezi, tërmet 6.5 ballë, 23 viktima e 100 të lënduar
Indonezia është goditur nga një tërmet 6.5 ballë...

Indonezia është goditur nga një tërmet 6.5 ballë, i cili, sipas raportimeve, mësohet të ketë shkaktuar deri tani 23 viktima dhe mbi 100 të lënduar.
Tërmeti goditi provincën Maluku të Indonezisë, në orën 6:48 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Rreth 15 mijë banorë janë evakuuar pasi shtëpitë e tre janë shkatërruar.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike, siç janë urat dhe rrugët kryesore, që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.
Ai gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit. Tërmeti në Indonezi vjen pas një valë tërmetesh që këtë javë po tronditin më shumë vende të botës.
Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8, më pas lëkundjet vijuan në Greqi e Pakistan, dhe dje u lëkund fuqishëm edhe Turqia.
Kjo e fundit ka përjetuar në 24 orët e fundit mbi 140 dridhje më të vogla.
