Komisioni për ndjekje të komunikimeve, inspektojnë punën e agjensisë të sigurisë kombëtare
Katër deputetë nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave....

Katër deputetë nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave të Ndjekjes së Komunikimit kanë inspektuar punën një mujore të Agjencinë e re të Sigurisë Kombëtare.
Kryetari i komisionit, Emil Dimitriev, informoi se ka pasur edhe urdhëra të vjetër të marra nga DBK-ja e tretur, por edhe procedura të reja, dhe ka pasur një lëshim që do të ketë nevojë për hetime të mëtutjeshme.
“Përqëndrimi kryesor i mbikëqyrjes së sotme ishte transferimi i urdhrave për përdorimin e një mase të veçantë hetimore, "ndjekja e komunikimeve". Në këtë pjesë ne shikuam të gjitha urdhërat që nga momenti kur agjencia e re filloi me punë. Konstatuam një situatë që duhet të kontrollojmë më tej me institucione të tjera, të cilat besojmë se mund të na çojnë të informojmë prokurorin publik për këtë situatë. Më pas shikuam urdhrat që tani janë në funksion, duke i krahasuar ato me logot përmes të cilave janë futur këto urdhëra, dhe në një mënyrë bëmë një vështrim se çfarë do të thotë të trashëgosh masën e fundit hetimore "ndjekjen e komunikimeve" dhe si është situata aktualisht për sa i përket ndjekjes së komunikimeve" – tha Kryetari i Komisionit për ndjekje të komunikimeve, Emil Dimitriev.
