Botë

Afganistan, zgjedhje presidenciale

28.09.2019 12:41

Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë...

Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë, por edhe frikës për manipulim të votave.

Nga komisioni i zgjedhjeve kan bërë të ditur se votimi ka nisur në mbarë vendin. Por derisa po zhvillohet procesi i votimit, zyrtarët në Kahndahar kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim në një xhami, e cila po përdorej si qendër votimi.

Nga ky shpërthim janë plagosur të paktën 15 persona, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë.Pesëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në këto zgjedhje, por favorit konsiderohet presidenti aktual, Ashraf Ghani, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar dhe kryeshefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. 

Rreth 72 mijë pjesëtarë të sigurisë janë angazhaur në qendrat e votimit në mbarë vendin. Mbi 2 mijë prej 7 mijë qendrave të votimit janë të mbyllura, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve. 

Rreth 9,6 milionë afganë kanë të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale, që janë të katërtat që prej se Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti talibanët në vitin 2001.