Maqedoni
Shkup, gjobiten 170 shoferë
28.09.2019 13:27
Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbi 170 shoferë mbrëmë janë gjobitur në Shkup për tejkalim shpejtësie...

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbi 170 shoferë mbrëmë janë gjobitur në Shkup për tejkalim shpejtësie, alkool dhe kundërvajtje tjera në komunikacion.
Gjatë kontrollit që e ka kryer Departamenti për siguri në komunikacion, janë gjobitur 12 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë ndërsa tek 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak.
Sipas të dhënave të policisë, janë dënuar edhe tre motoçiklistë.
