Maqedoni
Vaksinimi i obligueshëm, “Nga ne për ne”: Bie ndesh me ligjin dhe kushtetutën; Ademi: Vaksinimi i detyrueshëm me ligj dhe konkluzë
28.09.2019 16:26
Vaksinimi i obligueshëm për regjstrimin e nxënësve në klasë të parë...

Vaksinimi i obligueshëm për regjstrimin e nxënësve në klasë të parë, edhe më tej mbetet mollë sherri mes prindërve që refuzojnë vaksinimin dhe institucioneve që e kanë shpallur atë si detyrim.
Përveç 60 prindërve koh më parë parashtruan padi padi penale në Gjykatën Administrative ,vaksinimin e obligueshëm e kundërshton edhe Shoqata “Nga ne për ne”.
Themeluesja e saj Gordana Gjosho sqaron për TVM 2 se në nenin 60 alinea 2 të Ligjit për Arsim Fillor thuhet : ,,Gjatë regjistrimit prindi është e detyruar të dorëzojë vërtetim për pranimin e vaksinave të obligueshme për fëmiun dhe vërtetim për kryerjen e kontrollit stomatologjik dhe oftalmologjik”.
Por sipas saj, ky nen nuk ofron interpretim për atë se a duhet të prahohen të gjitha vaksinat,dhe cfarë ndodh me fëmijët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Për ta, edhe konkluza e 135 e Qeverisë nga 14 maji i këtij viti, nuk është akt juridik dhe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin e Arsimit Fillor.
“Në nenin 44 të Kushtetutës qëndron se arsimimi është i obligueshëm. Sa i përket konkluzës së Qeverisë pika 32 ku thuhet Nën 1 ,,Në cilëndo shkollë mund të regjistrohen fëmijë të cilët janë të vaksinuar dhe për këtë kanë dokument adekuat,vërtetim,dhe nën 2- Në të gjitha shkollat të pranohen paraqitjet për regjstrim në shkolla edhe të fëmijëve që nuk janë vaksinuar, por të mos bëhet regjistrimi nëse nuk jipet vëretetimi për vaksinim,dhe kjo konkluzë është në kundërshtim me ligjin për arsim fillor,me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga na e RMV së”, u shpreh Gordana Gjosho nga shoqata “Nga ne për ne”.
I pyetur për këtë cështje Ministri i Arsimit Arbër Ademi sqaron se nen i tillë për vaksinim të obligueshëm ekziston, poashtu edhe konkluza e Qeverisë ka dispozita ligjore që duhet të zbatohen nga shkollat.
“Gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë duhet të dorëzohet edhe vëretetim,për marrjen e vaksinave të detyrueshme.Një nen i tillë ekziston në ligj por kemi edhe konkluza të Qeverisë ku prashihet të zbatohet kjo dispozitë ligjore me përpiktmëri në të gjitha shkollat”, theksoi ministri i arsimit Arbër Ademi.
Prindërit që kanë refuzuar vaksinimin e fëmijëve të tyre, presin vendimin e Gjykatës Administrative, ndërsa nga Shoqata “Nga ne për ne”, paralajmërojnë se së shpejti do orgamnizohet bojkot paralajmërues për të kundërshtuar vaksinimin e obligueshëm si kusht për regjstrim në klasë të parë.
FLUTURA LATIFI
