Maqedoni
Vendimi i Bundestagut gjerman, Ruzhin: Shton optimizmin edhe për vendet e tjera
28.09.2019 16:47
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë gjasa reale të marrin datë për fillimin e negociatave në samitin e KE-së...

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë gjasa reale të marrin datë për fillimin e negociatave në samitin e KE-së, pasi që një vendimi pozitiv I bundestagut gjerman për këto dy vende do të reflektojë dukshëm në përcaktimet e vendeve të tjera të BE-së, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin.
Sipas tij, Vendimi i Bundestagut gjerman është me rëndësi të madhe dhe vendimtare për vazhdimin e procesit zgjerues të BE-së dhe këtu nënkupton edhe dhënien e datës për fillimin e negociatave për të dyja vendet.
“Kur një palrament i madh si Bundestagu një nga motorët e Be-së shprehet i kenaqur, kjo do të thotë se mund të besojmë se edhe vendet tjera te BE-se, Franca dhe Holanda do të japim dritë të gjelbërt për Maqedoninë e Veirut dhe për këtë jam shumë optimist se me 16 tetor do të marri lajme pozitive nga Brukseli”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
Ruzhin porosit autoritetet të përqëndrohen në këtë periudhë në sundimin e ligjit, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, jo vetëm sepse këtu u vu theksi i kërkesës nga Bundestagu, por sepse të njejtat rreptësisht do të monitorohen nga BE kur të fillojë hapja e kapitujve.
“Tani thejsht mund të përgatitemi që në mënyrë sa më të sukseshme ti hapim kapitujt kryesorë, 23 dhe 24 që janë më të gjata, dhe më pas me kapitujt tjerë për të cilat ka përgatije nga shteti”, theksoi Ruzhin.
Sipas tij, në opinion po keqkuptohet perceptimi i Francës ndaj Ballkanit Perëndimor me idenë e shtuar të një euroskepticizmi, por Ruzhin thotë se Franca nuk është euroskeptike, por përdor frerin për të kërkuar një konsolidim të brendshëm në BE fillimisht, e më pas edhe vazhdimin e politikës së zgjerimit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
