Maqedoni

Mlladenovski, çështje javësh investime amerikane; Angjushev: Ekonomia e vendit shkon në drejtimin e duhur; Sllavevski: Qeveria nuk e realizio atë që ka premtuar

28.09.2019 17:20

Është çështje javësh kur kompani amerikane do të investojnë në Maqedoninë e Veriut...

Kështu bëjnë të ditur nga ekipi ekonomik qeveritar që po qëndron në Nju Jork. Ende nuk bëhen të ditura emrat e kompanive por ato planifikojnë të investojnë qindra miljon euro, në sektorin e teknologjisë së lartë, ku do të hapeshin prej 300 deri në 500 vende të reja pune për kuadro të kualifikuar.   
                                                 
“Jemi në përfundim e sipër të bisedimeve me këto kompani dhe nuk bëhet fjalë për një muaj apo dy por është çështje javësh kur do të publikohen emrat, me çka do të rrumbullaksohej një segment i madh investues për këtë vit, nga ajo që ishte planifikuar”, u shpreh drejtori i Zonave të Lira Ekonomike, Aleksandër Mlladenovski.   
 
Sipas të dhënave të bankës popollore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti investimet nga jasht arrijnë 55, 6 miljon euro.Ndërsa gjatë muajit gusht prodhimtaria në sektroin e industrisë ka shënuar rritje prej 9, 8%.Këto të dhëna sipas zëvendëskryeminsitrit Koço Angjushev flasin se ekonomia e vendit po shkon në drejtimin e duhur.   
                                    
“Nëse marrim parasyshë se prodhimtari industriale është gjenerator serioz i brutoprodhimit vendor presim që shifrat për kuartalin e tretë dhe të katërt do të arrijnë rritje serioze. Kjo definitivisht është shenjë se rritet e një pasnjëshme në më tepër kuartale të Bruto Prodhimiot vender flet se ekonomia e vendit shkon në drejtimin e duhur”, theksoi  zv/Kryeminsitri Koço Angjushev.    
 
Por këtë vlerësim nuk e ndanë opozita, e cila është kritike sa u përket politikave ekonomike të qeverisë.                                                                      
 
“Prodhimtaria industriale nuk është dëshmi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Kjo ndikon por edhe nëse arrihet në tërsi rritje prej 3%, është lag asaj që premtohej se do të jetë 5 apo 6%, pandaj këtu nuk mund të jemi optimist. Sa u përket investimeve nga jasht shifrat dëshmojnë nivel më të ulët historik sa u përket këtyre investimeve”, u shpreh Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.                         
               
Sipas opozitës qeveria nuk e ka realizuar atë që ka premtuar sa u përket investimeve nga jasht.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI