Maqedoni

Departamenti amerikan i Shtetit, Pompeo do të vizitojë RMV-në, Greqinë dhe Malin e Zi

28.09.2019 17:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
 
Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën prej 1 deri më 6 tetor. Sa I përket vizitës në Maqedoninë e Veriut takimet me kreun shtetëror Pompeo do ti realizojë në Ohër.
 
Nga Ohri zyrtari amerikan udhëton për në Athinë ku do të takojë kryeminsitrin grek Micotakis. Kontributi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte i pranishëm prej vitesh edhe si kandidate për anëtarësim. Marrveshja e Prespës që në Ohër do të kemi mundësinë ta theksojmë është me të vërtet një hap i rëndësishëm që dëshmoi liderizëm dhe guxim të vërtetë nga ana e liderëve në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, por edhe kontribut për stabilitetin dhe prosperitetin që mundësoi vendi të ec përpara drejt anëtarësimit thonë nga Stend Departamenti. 
 
Ndërkaq në Itali, përveç takimeve me udhëheqësit shtetëror, Pompeo do të vizitojë edhe qytetin e Abruzzos, ku e kanë pasur shtëpinë paraardhësit e tij.
 
Në Vatikan, sekretari Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga SHBA-ja dhe Selia e Shenjtë, me organizatat religjioze.
 
“Pompeo do të ketë edhe një audiencë private me Papa Françeskun”, thuhet në njoftimin e departamentit të Shtetit.
 
Vizita e sekretarit Pompeo në disa vende të Ballkanit bëhet pak javë pasi ai e emëroi Metju Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
 
Palmer pritet të jetë I angazhuar sidomos në dialogun Kosovë-Serbi, që pritet të rinisë menjëher pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI