Bashkëpunim në teknologjinë informative me Shqipërinë
Është nënshkruar sot në Shkup marrëveshje për bashkëpunim në sferën e teknologjive informative-komunikative mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.....

Sipas minsitrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski dhe ministres së Inovacioneve dhe Administratës Publike e Republikës së Shqipërisë, Milena Harito, marrëveshja e nënshkruar në margjina të Forumit rajonal për sundim të internetit 2014, është koordinimi i përpjekjeve në nivel nacional dhe ndërkombëtar, posaçërisht të bashkëpunimit teknologjik, gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e vështirësive në sektorin eteknologjive informative-komunikative dhe aktivitetet inovative.
Marrëveshja parasheh edhe grupe pune të përbashkëta në sektorin TIK, mbështetje institucionale të kompanive në të dy vendet për aktivitete të përbashkëta, bashkëpunim në sigurimin e trajnimeve në sektorin TIK, si dhe zhvillim të resurseve njerëzore për arsim në këtë sferë.
