Maqedoni
Bytyqi: Paratë kthehen tek qytetarët, Miftari: Mungojnë aftësitë e menaxhimit
28.09.2019 18:02
Me ribalancin e buxhetit i cili ndodhet në procedurë parlamentare, qeveria paralajmëron rritje të pagave në sektorin privat dhe administratë...

Me ribalancin e buxhetit i cili ndodhet në procedurë parlamentare, qeveria paralajmëron rritje të pagave në sektorin privat dhe administratë, më shumë mjetë për mbështetje të masave aktive për punsim si dhe rritje më të madhe ekonomike.
Sipas këshilltarit ekonomik në qeveri Fatmir Bytyqi ribalanci ka për qëllim të ndihmohen qytetarët, duke ju transferuar më shumë para.
Poashtu u jepet sinjal institucionve të cilat nuk kanë dhënë rezultate se mjetet gjithmonë do të ju shkurohet dhe do ju jepen atyre të cilëve janë më të përgatitur.
“Ideja i këtij ribalanci është se a mund të ndihmojmë sfera të caktuara ku realisht qytetrët do e ndjenjë në të mirën e tyre ose e thënë shkurtë paratë të kthehen tek qytetarët dhe ka shumë linja buxhetore të cilat janë shkurtuar por paratë janë grumbulluar dhe janë dërguar në linja të reja buxhetorë pikërisht duke e pasur këtë parim primar. E dyta si mund të ndihmonet ekonomia vendore sepse ekonomia vendore është ajo që duhet të gjeneron zhvillim dhe e treta është si mund të përfocrojmë kapacitetin administrative për sundimin e ligjit”, u shpreh këshilltari ekonomik në qeverinë e RMV-së, Fatmir Bytyqi.
Me këtë ribalnc më shumë mjetë shkurohen tek investimet kapitale.Sipas profesoreshës universitare Florije Miftari do të duhet qasje më serioze gjatë planifikimit parësor të buxhetit.
Poashtu sipas sajë mosrealizimi i investimeve kapitale është rezultat i procedurave jotransparente gjatë zgjedhjes se realizuesve të punimeve të cilat paraqiten pastaj në porjektë të ndryshme në ngecje kohore, ngecje në kualitet, dhe shtim në buxhet.
“Shifrat po tregojnë se po mungojnë aftësitë dhe shkathtësitë të menaxhimit të projekteve investive, po hasin në pengesa në pjesën e hartimit dhe të realizimit..Gati secili projekt që ishte i planifikuar me donacion tani me ribalanc po zvogëlohet donacioni. Nuk mund të planifikohet dicka si burim i finansimit të projekteve kapitale investive në qoftë se ju paraprakisht nuk keni nënshkruar marrëveshje apo nuk keni garanca të forta se aj lloj i projektit do të realizohet”, theksoi profesoresha universitare Florije Miftari.
Me ribalancin qeveria rrrit parashikim për rritjen ekonomike nga 3.2 në 3.5 %,. Ulje minimale parashikohet tek të hyrat dhe shpenzimet, por deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar në një pozicion prej 17.7 miliardë denarë, ose 2.5 përqind të BPV-së.
GAZMEND KURTISHI
