Botë
Soreca, edhe vendet tjera të mbështesin negociatat
28.09.2019 18:19
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shpreson se votën pro për negociatat e Shqipërisë me Bahskimin Europia...

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shpreson se votën pro për negociatat e Shqipërisë me Bahskimin Europian, do ta japin edhe vende e tjera të Unionit.
Në një prononcim për mediat, Soreca sqaron se çelja zyrtare e negociatave do të ndodhë në Konferencën Ndërqeveritare që do të organizohet mes BE dhe Shqipërisë.
Deri në mbajtjen e kësaj konference që mund të kërkojë 3-6 muaj, Shqipëria duhet të plotësojë dy kushte, ndërsa 7 detyrat e tjera do të mund t’i përmbushë gjatëprocesi të bisedimeve.
Për të përmbushur këto detyrimeve, tha Soreca, duhet një bahskëpunim i ngushtë politik.
Bundestagu gjerman i tha “PO” çeljes së negociatave me Shqipërinë me 9 kushte, vendim të cilin Presidenti dhe opozita në Shqipëri e konsiderojnë dështim të qeverisë shqiptare.
LULJETA NDOKA
