Maqedoni

Dita ndërkombëtare kundër tërbimit, Atanasov: Vaksinoni qent kundër tërbimit

28.09.2019 18:36

Vaksinoni qent kundër tërbimit, ishte porosia e drejtorit të agjencisë së ushqimit dhe veterinës, në ditën ndërkombëtare kundër tërbimit...

Kjo sëmundje është shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve tha drejtori Atanasov.

Sipas tij, komunat deri në vitin 2017 nuk kanë treguar fare interes për të krijuar programe për ballafaqim me qentë endacak, ndërsa aktualisht janë dorëzuar rreth 60, prej të cilave 20 janë miratuar.

Po punojmë vazhdimisht në këtë drejtim, po përpiqemi të rrisim sigurinë e qytetarëve.

Deri më një shtator të vitit 2018 në sistem kishim 3 mijë e 45 qen të vaksinuar, ndërsa tani kemi rreth 60 mij qen të vaksinuar.

Aktualisht ka 14 strehimore qensh ndërkohë që në ndërtim e sipër janë edhe 3 të tjera thekon Atanasov.