Maqedoni
Idrizovë: Të hënën fëmijët do nisin shkollën; Autoritet: Ndërtimi i shkollës është zgjidhja afatgjatë
28.09.2019 18:57
Zgjidhja përfundimtare për problemin e nxënësve të fshatit Idrizovë të komunsë së Gazibabës...

Zgjidhja përfundimtare për problemin e nxënësve të fshatit Idrizovë të komunsë së Gazibabës do të bëhet me ndërtimin e objektit të ri shkollor por meqë viti shkollor ka një muaj që ka nisur, zgjidha për nxënësit shqiptar do të gjendet në ditët në vijim.
Kjo u vendos pas takimit mes banorëve të fshatit Idrizovë dhe autoriteteve të cilat premtuan se të hënën fëmijët do të nisin procesin mësimor.
“Ajo çka u dorkruam është që të gjejm zgjidhje afatgjate. Zgjidhja afatgjate përmes ndërimit të një objekti të ri shkollor në fshatin Idrizovë edhe atë për të gjithë fëmijët, për të gjithë komunitetet, ndërsa nëndërkrohë pasi problemi është akut e dëshiron zgjidhje të menjëehrshme që të mos humbin fëmijët që nesër në konsultlim edhe me prindërit të gjejm zgjidhje të përkohshme deri sa të rrobullaskohet kjo zgjidhje afagjate që do kohë”, u shpreh ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.
“E zgjidhim këtë problem për pak ditë së bashku me prindërit pasi ka shumë opsione dhe përpjkejet tona do të jenë që nga e hëna nxënësit të vazhdojnë mësimin në gjuhën e tyre amtare. Shkollimi i nxënësve në gjuhën e tyre amtarte është e drejtë ligjore, dhe kjo zgjidhje ligjore neve na obligon që sa më shpejt të gjejm zgjidhje efikase dhe nuk duam të kemi ndarje”, theksoi kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.
Gjat mbledhjes u shqyrtuan opsionet e hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në fshatin Jerumleri, e më pastaj të ndërtohet shkolla në Idrizovë për dyja komunitetet.
Poashtu si opsion shihet edhe bartja e nxënësve shqiptar në shkollën Kongresi i Manastirit. Paraprakisht banorët maqedonas e pritën me protesta takimin e kreut të komunës së gazibabës me prindët e nxënësve shqiptar.
Ata ishin tubuar në oborrin e shkollës së Idrizovës ku kryetari i Komunës së Gazi Babës, deputeti i zonës dhe ministri i Arsimit erdhën në mbledhjen e caktuar me prindët.
Madje nuk munguan edhe tensionet mes banorëve, madje pati edhe tentime për përleshje fizike.
ZEKIRJA MEXHITI
