Botë
Itali, protesta kundër ndryshimeve klimatike
28.09.2019 19:40
Një milionë studentë kanë protestuar në 180 sheshe të qyteteve italiane për klimën...

Kundër ndryshimeve klimatike u protestua nga Milano deri në Napoli. “Na shkatërruar mushkëritë”, ishte motoja e të rinjve të frymëzuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, që shkroi në Twitter: “pamje të mrekullueshme mbërrijnë nga Italia”!.
Organizatorët e manifestimit të Romës thane se në Piazza della Republicca nuk ishte parë ndonjëherë një grumbullim I tillë njerëzish.
“Ky është absolutisht tubimi më masiv i të gjithë viteve të fundit”, u shprehën ata. Edhe Milano u ngrit në këmbë për klimën, falë të rinjve.
Tubime massive pati në një sërë qytetesh të Italisë, përfshire Firencen, Palermon, Bolonjën e Barin.
