Maqedoni
Shkup, aksion për heqjen e gomave të automobilave nga Lumi Vardar
29.09.2019 12:20
Nisma qytetare ‘Mos u bë mbeturinë’ në bashkëpunim me zhytës të ‘Aquatek’ nga Ohrit, shoqata ‘Vrelo’, ‘Tlasa’ nga Manastiri dhe shoqata ‘Ribar 2011’...

Nisma qytetare ‘Mos u bë mbeturinë’ në bashkëpunim me zhytës të ‘Aquatek’ nga Ohrit, shoqata ‘Vrelo’, ‘Tlasa’ nga Manastiri dhe shoqata ‘Ribar 2011’, sot do të heqin nga lumi gomat e hedhura të automobilave.
Aksioni fillon në urën ‘Goce Dellçev’ dhe është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e protestave klimatike globale që zgjat deri më 27 shtator.
Nga kjo nismë qytetare i bëjnë thirrje qytetarëve të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet.
