Maqedoni
Aksident në rrugën Strugë-Dibër, dy persona të lënduar
29.09.2019 12:39
Rreth orës 2:00 është denoncuar se në rrugën Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident mes automjetit ‘BMW’ me tabela të Shkupit...

Rreth orës 2:00 është denoncuar se në rrugën Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident mes automjetit ‘BMW’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga N.I (39) nga Struga dhe motoçikletës ‘Suzuki’ me tabela të Manastirit, e drejtuar nga 17 vjeçari nga fshati Labunishtë.
“Në aksident dy adoleshentët kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë bartur në spitalin ‘Shën Erazmo-Ohër'”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor Strugë.
