Botë
Tërmeti me magnitutë 6.2 shkund Filipinet
29.09.2019 14:15
Një tërmet me magnitutë 6.2 ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet...

Autoritetet njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në det, rajonin e Davao, me thellësi 89 km.
Lëkundjet janë ndjerë në 10:02, me orën lokale, ndërkohë që njerëzit kanë dalë menjëherë në rrugë nga frika e shembjes së godinave.
Fatmirësisht nuk raportohet për godina të shembura dhe njerëz të dëmtuar.
Autoritetet kanë njoftuar se priten lëkundje të tjera më të vogla, që pasojnë tërmetin e parë./Top Channel
