Ekonomi

Neziri në ndarjen e Çmimit nacional për përgjegjësi shoqërore

16.09.2014 09:25

Në organizim të Trupit nacional koordinativ për përgjegjësis shoqërore të ndërmarrjeve dhe Ministrisë së Ekonomisë sot në Shkup do të ndahet Çmimi nacional për praktikat më të mira me përgjegjësi shoqërore për vitin 2013, në të cilën ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.
 
Qëllimi i ndarjes së çmimit është të promovojë praktika pozitive të veprimit me përgjegjësi shoqërore dhe më pas të inspirojë vendosjen dhe zhvillimin e mëtejmë të përgjegjësisë shoqërore te ndërmarrjet në Maqedoni.
 
Nga 24 marsi deri më 21 maj të këtij viti zgjati konkursi për ndarjen e çmimeve për praktikat më të mira me përgjegjësis shoqërore të ndërmarrjeve të Maqedonisë, të realizuara gjatë vitit 2013.
 
Gjatë këtij viti kanë konkuruar 38 ndërmarrje me 56 projekte në kategoritë në vijim: marrëdhënie me të punësuarit, menaxhim etik, marrëdhënie në treg, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe investim në bashkësi. Në çdo kategori ndahet çmimi për ndërmarrje të madhe dhe çmimi për ndërmarrje të vogël dhe të mesme.
 
Çmimet janë zgjedhur nga ana e komisioneve profesionale të përbëra nga përfaqësues të sektorit publik dhe civil.
 
Çmimi nacional për praktikat më të mira me përgjegjësi shoqërore ndahet për të shtatin vit me radhë, duke filluar nga viti 2008.
 
Projekti ka për qëllim t'i zhvillojë kapacitetet e organizatave të punëdhënësve në lidhje me konceptin e përgjegjësisë shqoërore në rajonin e Evropës Juglindore. Partner projektues nga Maqedonia në këtë projekt, i kofinancuar nga Bashkimi Evropian është Konfederata e biznesit të Maqedonisë.