Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Hyseni: Me rëndësi përfshirja e ndërkombëtarëve; Kalkulimet politike me regjistrimin, Hyseni: Të dëmshme, duhet të dimë saktë sa % jemi

29.09.2019 15:35

Regjistrimi i popullatës si duket edhe për një kohë të gjatë do të mbetet temë e diskutimeve...

Edhe pse fillimisht u dha përshtypja se ka vullnet politik për krijimin e grupeve të puëns që do të fillonin me shqyrtimin e mënyrave të realizimit të këtij operacioni kaëq të rëndësishëm statistikor, kjo nuk po ndodh.
 
Ende nuk ka ndonjë propozim se kudsh do të jeën anëtarë të grupeve të punës e jo më të njejtat të fillojnë me diskutime.
 
Për opinionistin Blerim Hyseni, regjistrimi I popullsisë dhe I avistrive vazhdon të jetë problematik, sidomos kur bisedohet për numrin e etniteteve të tjera jo maqedonase. Hyseni për TVM2 , pohon se ky operacion mund të realizohet si duhet ,  nëse përfshihet edhe faktori ndërkombëtar. 
 
“Tani ka shpresa se për një operacion të tillë statistikor kaq të  rëndësishëm për Maqedoninë, do të jetë edhe angazhimi I faktorit ndërkombëtar, e në vecanti këtu një rol të rëndësishëm duhet të luajë Drejtori i Entit të Statistikave. Në Deklaratën e tij të mëparshme se operacioni regjistrimi I anvistrive dhe I popullatës në Maqedoni do të zhvillohet,  pavarësisht miratimit të një ligjit I cili sipas tij nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e këtij operacioni, atëherë mendoj se kalkulimet politike do të vinë duke u fashitur dhe nuk mendoj se dikush mund të arrijë sukses”, shprehet opinionisti Blerim Hyseni. 
 
Hyseni thotë se regjistrimi i popullsisë është shumë I rëndësishëm për të gjithë vendin, por në vecanti për shqiptarët, pasi përmes tij do të mësohet saktë se sa janë në numër, duke hequr kështu mundësitë për manipulime të bëra në vazhdimësi.
 
“Për Shqiptarët është shumë e rëndësishme që të dinë se sa janë në numër, dhe cdo kalkulim politik në kurriz të përqindjes së etniteteve në Maqedoni, do të jetë I dëmshëm dhe I pa rikuperueshëm për vite të tëra në të ardhmen…Maqedonia për vite të tëra nuk ka realizuar regjistrim të popullatës, dhe cdo herë kjo temë ka qenë mollë sherri në vecanti sa u përket raporteve ndëretnike, në vecanti kur janë në pyetje përshkrimi I etniteteve në regjistrim”, theksoi Hyseni.
 
Hyseni është I mendimit se për realizimin e këtij operacioni kaq të rëndësishëm, do të ishte i domosdoshëm harmonizimi dhe pajtimi i qëndrimeve mes partive opozitare dhe atyre në pushtet, me qëllim që pas përfundimit , të mos ketë më  dilema të hapura, të cilat në të ardhmen të mund të kontesthen nga  ndonjë subject politik.  
 
FITIM KRYEZIU