Maqedoni

Model i ri zgjedhor, Jashari: I nevojshëm kundër monopolit të partive të mëdha; Jashari: Më i favorshëm modeli prej 8 njësive

29.09.2019 15:57

Modeli i ri zgjedhor është I mundur vetëm nëpërmjet konsensusit të partive politike...

Megjithatë partitë politike me qëndrime ndryshe, ndërkohë që pritet të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës për të arritur dakordim konkret.
 
Analisti politik Hasan Jashari thotë se ndryshimi I kufijve të njësive zgjedhore është I patjetërsueshëm me qëllim që të zhduket monopoli i partive të mëdha. Por ai është skeptik në arritjen e konsensusit.     
                                                                           
“Konsensusi minimal në mes partive, kjo gjë është shumë e vështirë duke marrë parasysh faktin se modeli I tashëm u përgjigjet partive të mëdha mund të themi dhe nuk u përgjigjet partive të vogla. Natyrisht se partitë e vogla që kanë më pak votues do të insistojnë vazhdimisht që të ndërrohet sistemi zgjedhor, kurse partitë ekzistuese që kanë më tepër deputetë do të qëndrojnë që ta ruajnë status kuonë apo sistemin e tashëm të njësive zgjedhore”, u shpreh analisti politik Hasan Jashari.
 
Lëvizja Besa kërkon që të votohet në tre njësi ndërkaq Aleanca për Shqiptarët në tetë. Analisti Jashari, në favor të votës shqiptare, përkrah propozimin e partisë së Selës, ndërkaq thekson se dallimi I votuesve midis njësive zgjedhore të jetë një mijë.                                                      
 
“Do të ishte më mirë që të ketë për shembull tetë njësi zgjedhore, të shtohen njësitë zgjedhore dhe numri I votuesve, dallimi të jetë minimum një mijë votues e jo si tani që kemi pasur 10 mijë 15 mijë votues dallim në mes njësive zgjedhore. Çështja tjetër është se asnjëherë s’do t’iu përgjigjet të gjitha partive mirpo të shifet se si numri I deputetëve shqiptarë të rritet dhe të jetë konform numrit të gjithmbarshëm të votuesve apo të popullsisë”, theksoi Jashari.
 
Nga partitë maqedonase, është prononcuar vetëm LSDM, të cilët janë shprehur për një njësi zgjedhore.
 
Edhe 12 deputetë të dhjetë partive dhe një deputet I pavarur nëpërmjet inicijativës në kuvend kërkuan që modeli zgjedhor nga gjashtë të kalojë në një njësi zgjedhore.
 
Për ndryshimet ata kërkuan të kyçen në bisedimet e partive më të mëdha në vend.
 
MERAL ISMAILI