Maqedoni

Investimet kapitale, VMRO: Pushteti i paaftë për të realizuar atë që ka planfikuar; LSDM: Po zgjidhim problemet esenciale për qytetarët

29.09.2019 16:15

Opozitarja VMRO-DPMNE akuzoi pushtetin që për tretin vit me radhë tregon paftësi në realizim të investimeve të planfikuara kapitale...

Sipas tyre në vend se të investohet në rrugë, e hekurdha, ky pushtet merret me kriminalitet dhe korruopsion.
 
“Me 28% të investimeve kapitale të realizuara për 8 muaj është tregon mossukses të këtij pushteti. Funksionarët e pushtetit nuk sjellin investime, por çanta Luj Viton të mbushura me miliona të reketuar. Paafrëtsia dhe mos puna e Zaevit dhe qeverisë së tij rezulzoi me shkurtimin e 50 milionë euro të mjeteve të dedikuara për investime kapitale. Nuk ka kopshte të reja, nuk ka shkolla, spitale apo rrugë por ka punësime partiake, e mbushje të administratës me njerëz partiak. Për tre vjet Maqedonia ka ngecur, për këto tre vite, ekonomia është duke rënë”, u shpreh Svetislav Vasev nga VMRO DPMNE.
 
E nga pushteti u kundërpërgjigjën se në vend të barokut të rrejshëm e në përmendore që shpenzonte parat e qytetarëve pushteti I kaluar, po investohet në çështje të cilat janë egzistenciale për qytetarët. 
 
“Po përmbushim premtimet e dhëna para qytetarëve. Në vend të stiroporit, barokut të rrjeshëm dhe në premendore që VMRO i harxhonte parat e qytetaërve, ne paratë po i investojmë për ti zgjidhur problemet egzistenciale të qytetarëve. Invesotjmë si në infrakursën mbitokësore në rrugë të sigurta e poashtu edhe në infrasturkurën nëntokësore, në rrjetet e ujësjllësit dhe kanalizimeve.  Po zgjidhim probleme dekadëshe dhe egzistneciale për qytetarët duke u bërë të mundshme furnizimin me ujë. Pushteti egzektuiv në bashkëpunim me pushteti lokal në vazhdimësi po përmirësojnë jetën e qytetarëve”, theksoi Blgagoja Boçvarski nga LSDM.
 
Nga pushteti theksojnë do të vazhdojnë me zgjidhjen e problemeve esenciale për qytetarët, probleme që janë injoruar me vite nga pushteti i kaluar.
 
ZEKIRIJA MEXHITI