Maqedoni
Ligji për prokurorinë publike, Selmani: Po kërkohet të humben gjurmët e së keqes; Kapitujt 23 dhe 24, Selmani: Shteti ligjor do të funksionojë një ditë
29.09.2019 16:34
Pas të gjitha pasojave që ka prodhuar sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut...

Pas të gjitha pasojave që ka prodhuar sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, aktorët politik nuk nxorrën mësimin e vërrtetë për ta kthyer sundimin e shtetit ligjorë në vend, vlerson profesori universitar Bashkim Selmani.
Sipas tij me zvarritjen e marrëveshjes për Ligjin mbi Prokurorinë e Përgjithshme , po blihet kohë për t’i humbur gjurmët dhe për t’i vjetërsuar lëndët e së keqës që i ndodhën vendit si pasojë e politikave joefektive ndër vite.
“E gjithë kjo zvarritje që po ndodh për momentin nga dinakëria e LSDM-së dhe VMRO-së pikërisht kërkon kohë për të humbur gjurmët dhe për t’i vjetërsuar lëndët dhe krimet e së keqës që janë si pasojë e politikës joefektive dhe kriminale që ndodhi brenda 20 viteve apo të themi nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut deri në ditët e sotit. Prandaj ka një zhvatje politike dhe kriminale midis këtyre dy partive politike që zgjatën dorën njëra tjetrës në forma të ndryshme”, u shpreh eksperti juridik Bashkim Selmani.
Me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 dhe monitorimin e këtij procesi nga faktori ndërkombëtarë vendi do të kthehet në binarët e duhur thotë Selmani.
“Kemi një fat të mirë që në kapitullin 23 dhe 24 siç duket Gjermania dhe ShBA-të do të marrin për sipër që të vënë në funksion shtetin e së drejtës dhe ardhja e tyre dhe hapja e bisedimeve shpresoj që Maqedonia e varrosur nga sistemi i drejtësisë që varrosën politikanët dashakeq të ardhëmërisë së fëmijëve të gjeneratave pasardhëse një herë e përgjithmonë do të marrë fundin e duhur”, theksoi Selmani.
Kërkesa për një prokuror ndërkombëtarë sipas profesor Selmanit është e mirëseardhur ndonëse kushtetuta vend nuk parashikon një gjë të tillë.
Sipas tij paratë e humbura të shtetit janë transferuar jashtë vendit dhe një prokuror ndërkombëtarë do ta kishte më lehtë për t’i hetuar.
NAIM RAMADANI
