Botë

Johnson, Brexit-i do të ndodhë më 31 tetor

29.09.2019 18:39

Kryeminsitri britanik Boris Johnson u zotua se do të vazhdojë të jetë kryeministër edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian...

Kryeminsitri britanik Boris Johnson u zotua se do të vazhdojë të jetë kryeministër edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vetëm qeveria e tij konservatore, mund ta respektojë datën 31 tetor, që është afati i fundit që vendi të largohet nga BE-ja.

Johnson dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Por, Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, që kërkon nga kryeministri që Brexit-i të shtyhet, nëse ai nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

Johnson, gjatë një interviste për BBC, nuk shpjegoi se si planifikon që ta anashkalojë këtë ligj, të cilin ai e quan “akti i dorëzimi”.

“Njerëzit e ndjenjë se ky shtet po i afrohet një momenti të rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë do ta bëj këtë”, tha Johnson. 

“Është e vërtetë që shtetet e tjera të BE-së gjithashtu nuk duan që kjo punë të zvarritet. Ekziston një pikëpamje e fuqishme në BE se është koha për të lëvizur përpara”, tha kryeministri britanik.