Botë
Princi saudit: Ndaloni Iranin ose ekonomia globale shkatërrohet
30.09.2019 10:32
Princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka paralajmëruar se çmimet e naftës....

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin. Mohamed bin Salman, tha se një luftë midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte ekonominë globale.
“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta dhe të vendosura për të penguar Iranin, do shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore”,- tha princi i kurorës.
“Furnizimet do të ndërpriten dhe çmimet e naftës do të rriten në një numër të pa imagjinueshëm që nuk kemi parë asnjëherë”.
Deklarata e tij erdhi pas një sulmi në dy rafineritë e mëdha të naftës në Arabinë Saudite, dy javë më parë, për të cilën është fajësuar Teherani. Ndërkohë, Irani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje.
